Ndërlidhjet

Gjermani: Parlamenti do të votojë për krizën në euro-zonë


Parlamenti i Gjermanisë më vonë gjatë ditës, pritet të votojë nëse do ta mbështesë dhënien e autoritetit shtesë për Kapacitetin e Stabilitetit Financiar Evropian, që është një fond emergjent i Bashkimit Evropian, për t’i ndihmuar vendet, që kanë probleme financiare.

Raportohet se ligjvënësit gjermanë, me gjasë, do ta mbështesin propozimin për dhënien e fondit të shpëtimit, në vlerë prej 440 miliardë euro, më tepër autoritet, përfshirë edhe mundësinë e blerjes së fletobligacioneve qeveritare, t’i ndihmoj bankat dhe të japë hua për qeveritë me probleme, para se ato të përfshihen nga kriza e plotë.
XS
SM
MD
LG