Ndërlidhjet

Grekëve u sugjerohen punëtorët “rezervë”


Inspektorët ndërkombëtarë për borxhe zhvilluan një takim me ministrat e qeverisë greke për të diskutuar menyrat e shkurtimit të numrit të punëtorëve në sektorin publik.

Përfaqësuesit e Komisonit Evropian, të Bankës Qendrore Evropiane dhe ata të Fondit Monetar Ndërkombëtar kërkuan që, të paktën, qeveria t’i vë “në rezervë” 30 mijë punëtorët në sektorin publik, që nënkupton suspendimin e tyre me një pagë të reduktuar.

Ministri i financave të Greqisë, Evangelos Venizelos, dhe ministri për reforma në sektorin publik, Dimitris Repas, propozuan që punëtorët, të cilët do të vendoseshin si “rezervë” të jenë më të moshuarit apo ata që janë afër pensionimit.

Propozimet finale pritet të diskutohen gjatë takimit të kabinetit qeveritar të dielën pasdite.

Kabineti do të diskutojë gjithashtu draft-buxhetin për vitin 2012, i cili do t’i dorëzohet parlamentit të hënën.
XS
SM
MD
LG