Ndërlidhjet

Afganistani bën thirrje për paqe


Qeveria afgane sot i bëri thirrje Pakistanit fqinj, të ndërmarrë hapa konkretë për të ndihmuar në ndalimin e kryengritjes së talibanëve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Janan Mosazai, tha se Afganistani dëshiron ndihmën e fqinjëve për “të lehtësuar negociatat me udhëheqësit talebanë dhe me të gjithë udhëheqsit e kryengritjeve tjera, që janë të gatshëm t’i bashkohen procesit afgan të pajtimit”.

Thirrja vjen pas akuzave ndaj Pakistanit, sipas të cilave, ky i fundit ka luajtur rol aktiv në mbështetjen e sulmeve që kishin në shënjestër caqet afgane dhe amerikane.

Islamabadi i ka hedhur poshtë këto akuza.
XS
SM
MD
LG