Ndërlidhjet

Vorlik: BE nuk pret që Serbia ta njohë Kosovën


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Meri Vorlik, tha se liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, nuk presin që Serbia ta njohë Kosovën, por presin që të dy vendet të kenë marrëdhënie afatgjate fqinjësore.

Mëtutje, ajo u tha sot gazetarëve në Beograd, se është shumë e rëndësishme që Serbia dhe Kosova të jenë të angazhuara në dialog, që po vazhdon, dhe të bëhen përpjekje për qetësimin e tensioneve.

“Jam e bindur se jemi në rrugë të mirë, se të dy palët e kuptojnë interesin e përparimit të marrëdhënieve”, tha ambasadorja Vorlik.

Ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe shumë shtete të tjera në mbarë botën, e kanë pranuar Kosovën dhe ato janë kundër ndarjes së Kosovës.
XS
SM
MD
LG