Ndërlidhjet

Vendet e Ballkanit ndihmojnë Afganistanin


Disa vende të Ballkanit njoftuan sot se janë duke krijuar një ekip të përbashkët trajnues për Afganistanin, si pjesë e forcës së NATO-s.

Ministrat e Mbrojtjes së Shqipërisë, Bosnjës, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Sllovenisë u pajtuan sot rreth detajeve të këtij misioni, i cili do të trajnojë forcat e reja ushtarake afgane.

NATO-ja e ka vënë trajnimin dhe furnizimin e forcave afgane të sigurisë në rend të parë.

Këto forca afgane që tani numërojnë 306,000 ushtarë dhe policë, parashihet të rriten në mbi 360,000 vitin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG