Ndërlidhjet

Kuper në Beograd


Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në bisedimet Prishtinë-Beograd, Robert Kuper, pritet të zhvilojë gjatë se premtës një varg takimesh me zyrtarët në Serbi.

Vizita e tij thuhet se ka për synim rivënien e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë, raundi i shtatë i të cilit u ndërpre në fund të muajit në kaluar në Bruksel.

Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanoviq, tha ditë më parë, se do t’i kërkojë diplomatit evropian të shtrojë për diskutim situatën aktuale në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës.
XS
SM
MD
LG