Ndërlidhjet

Beograd: Robert Kuper u takua me Goran Bogdanoviqin


Zyrtarët e lartë evropian kanë shkuar në Beograd në një përpjekje për të ringjallur bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës, disa ditë para se Komisioni Evropian të lëshojë rekomandimin e tij për statusin e kandidatit.

Dialogu i sponsorizuar nga BE u ndërpre javën e kaluar pas një vale të re të dhunës në veri të Kosovës ku popullata lokale serbe, duket e përqendruar të mbetet besnike ndaj Beogradit. Situata atje mbetet e tensionuar.

Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian, Robert Kuper u takua sot me ministrin e Serbisë për Kosovën, Goran Bogdanoviç.

Ky i fundit vlerësoi se në kushtet aktuale bisedimet me Kosovën është vështirë të rifillojnë.

"Qëllimi nuk është të flasim vetëm sa për të folur me njëri-tjetrin, por për të zbatuar atë që është rënë dakord", u tha Bogdanoviq gazetarëve.

“Kur ju ballafaqoheni me barrikada, pakënaqësi të njerëzve, asgjë nuk mund të realizohet” vazhdoi ai.

Beogradi shpreson se Komisioni Evropian do të rekomandojë që ai të merr statusin e kandidatit. Megjithatë një rekomandim i tillë ende duhet të miratohet nga të 27 shtetet anëtare, deri në fund të vitit.
XS
SM
MD
LG