Ndërlidhjet

Stuhia e rërës pengon sulmin në Sirte


Forcat besnike ndaj qeverisë së përkohshme të Libisë që po luftojnë me mbështetësit e Muamer Gadafit në Sirte, thonë se një stuhi rëre sot ka ngadalësuar përpjekjet e tyre për të marrë kontrollin e plotë të këtij vendi.

Forcat e përkohshme të qeverisë ende përballen me rezistencë të ashpër nga besnikët e armatosur të Gadafit, të cilët po mbajnë të rrethuar qendrën e konferencave në Sirte dhe zonën e universitetit.

Sirte dhe një qytet tjetër, Bani Valid, janë bastionet e fundit të Gadafit.

Një zyrtar i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, tha të premten se shefat e NATO-s besojnë se ish-udhëheqësi libian nuk është duke komanduar më besniket e tij, të cilët janë në prag të humbjes.
XS
SM
MD
LG