Ndërlidhjet

SHBA: S'është marrë vendim për qëndrimin në Irak


Departamenti amerikan i shtetit thotë se SHBA dhe Iraku ende nuk kanë marrë ndonjë vendim, sa i përket qëndrimit të trupave amerikane në Irak, pas kalimit të afatit të tyre për tërheqje nga ky vend, e që është në fund të dhjetorit.

Rreth 50,000 ushtarë amerikan që janë tani për tani në Irak, do të duhej të largoheshin nga ky vend në fund të vitit 2011, sipas statusit të negociuar në vitin 2008.

Por, javën e kaluar është raportuar se qeveria e Irakut nuk do të pajtohet për t’i dhënë imunitetin forcave amerikane pas dhjetorit.

Në anën tjetër, Uashingtoni, ka insistuar për imunitet nga ndjekja penale irakiane, për të gjithë trupat që do të qëndronin atje pas vitit 2011.
XS
SM
MD
LG