Ndërlidhjet

Jeremiq: Nuk ka zgjidhje për Kosovën pa pëlqimin e Serbisë


Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka deklaruar sot se nuk do të jetë e mundshme gjetja e zgjidhjes së qëndrueshme për Kosovën, pa pajtimin e Serbisë, e cila mbështetet fuqishëm nga Rusia.

“Nuk do të jetë e mundshme të gjendet zgjidhje e qëndrueshme për Kosovën, pa pajtimin e plotë të Serbisë dhe kjo, me gjasë, nuk do të ishte kështu, nëse nuk do ta kishim mbështetjen e fortë dhe të pakushtëzuar të Rusisë”, tha Jeremiq, pas një takimi ekonomik të Serbisë dhe Rusisë në Beograd.

Ai ka theksuar se afërsia e qëndrimeve politike të Serbisë dhe Rusisë nuk fillon dhe përfundon me Kosovën, por edhe me pikëpamjen në “krizën e cila po e lëkundë gjithë botën”.
XS
SM
MD
LG