Ndërlidhjet

Klinton arrin në Oman për vizitë


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka arritur në Oman, pas vizitës së saj të pa paraljmëruar në Libi.

Zyrtarë amerikan kanë thënë se Klinton, do ta falenderojë udhëheqësin e Omanit, Sultan Qabos, për ndihmën e tij në lirimin e tre amerikanëve që kanë qenë duke u mbajtur në Iran.

Gjatë qëndrimit të saj në Oman, sekretarja amerikane e shtetit gjithashtu pritet të diskutojë rreth Iranit, duke përfshirë edhe çështjen e komplotit të dyshuar kundër ambasadorit saudit, një akuzë që Irani e mohon vendosmërisht.
XS
SM
MD
LG