Ndërlidhjet

Protesta në Athinë


Mijëra punëtorë janë duke marshuar rrugëve të Athinës sot duke filluar kështu një grevë të përgjithshme 48-orëshe, për të protestuar masat e reja shtrënguese.

Policia ka vendosur rreth 3.000 oficerë të cilët kanë bllokuar rrugën kryesore jashtë parlamentit dhe dy stacione të metros në atë zonë.

Greva e përgjithshme u thirr nga dy sindikatat me te mëdha të Greqisë, pasi parlamenti është duke u përgatitur të mbajë votimin të enjten lidhur me
masat shtrënguese të cilat përfshijnë ngritje të tatimit, ulje te pagave dhe shkurtime për vendet e punës.

Masat shtrënguese të reja janë kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe Fondi monetar ndërkombëtar në këmbim të fondeve të shpëtimit për Greqinë e cila është futur në borxhe të mëdha.

Kryeministri Jorgos Papandreu, në thirrjen e fundit u ka bërë apel gjithë qytetarëve të Greqisë për përkrahjen e këtyre masave të ashpra pas gjendjes në të cilën ndodhet vendi.
XS
SM
MD
LG