Ndërlidhjet

Merkel- e bindur se do të zgjidhet kriza e borxheve


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se “nuk janë tabu” ndryshimet eventuale në traktatin e Bashkimit Evropian.

Këto komente ajo i bëri gjatë një takimi solemn të organizuar nga Banka Qendrore Evropiane për nder të largimit nga detyra të kreut të deritashëm të saj, Xhan Klodë Trishe, i cili do ta lë postin në fund të këtij muaji.

Merkel bëri thirrje për veprime më të shpejta dhe “jokonvencionale” për të zgjidhur krizën e borxheve në Eurozonë duke thënë se është “vendosmërisht e bindur” se Evropa mund t’i zjidh problemet.

Në ndërkohë, presidenca franceze bëri të ditur që presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, të jetë nisur drejt Frankfurtit për të zhvilluar bisedime me Merkelin dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Evropës lidhur me krizën e borxheve.
XS
SM
MD
LG