Ndërlidhjet

Si të mbulohet deficiti buxhetor?


Ilustrim
Ilustrim

Autoriteteve kosovare nuk ju ka mbetur asnjë mundësi për të mbuluar deficitin buxhetor, thotë ish Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri.

Sipas tij, të gjitha opsionet e mundshme për mbulimin e deficitit, siç është shpenzimi i rezervave buxhetore, do të ishte i dëmshëm, ndërkohë që marrja hua nga mekanizmat financiarë është e pamundshme.

Shatri thotë për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës ka ardhur në një pozitë mjaft të vështirë financiare.

Deficiti buxhetor i këtij viti, sipas tij, është i pashmangshëm dhe ai nuk do të mund të mbulohet. Kjo, siç thotë ai, rrezikon stabilitetin financiar të vendit.

Ka ndoshta mënyra, megjithëse në këtë afat të shkurtë kohor është vështirë të realizohen.
Ka ndoshta mënyra, megjithëse në këtë afat të shkurtë kohor është vështirë të realizohen. Ndoshta, shteti mund të hyjë në hua për mbulimin e deficitit buxhetor, mirëpo, kjo është një periudhë shumë e shkurtë, që i ka zënë bukur të pa përgatitura institucionet dhe nuk mund t’i përgatisin procedurat e huamarrjes edhe në rastet më të domosdoshme”, thekson Shatri.

Kjo situatë, që Haki Shatri e quan kritike për buxhetin e vendin, ka ardhur si pasojë e dështimit të privatizimit të Postë-Telekomit të Kosovës.

Ai thotë se autoritetet kosovare është dashur të marrin për bazë sugjerimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cilit në fillim të këtij viti ishte shprehur skeptik nëse do të mund të përfundonin procedurat e privatizimit të PTK-së.

Nga një veprim jo shumë i kujdesshëm, i pa planifikuar dhe i pa organizuar mirë, ka ardhur në një situatë e cila potencialisht e rrezikon stabilitetin buxhetor. Ndoshta deri në fund të viti do të vie deri të mos funksionimi i institucioneve themelore të shtetit”, thekson Shatri.

Privatizimi i PTK-së ishte planifikuar të bëhet gjatë këtij viti, ndërkaq mjetet e saj ishin planifikuar në buxhetin e këtij viti.

Procesi i deritashëm konkurrues për privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës është mbyllur ditë më parë si i pasuksesshëm, ndërsa pritet të hapet një proces i ri.

Profesori i ekonomisë, Mejdi Bektashi thotë se nëse PTK-ja nuk ka mundur të shitet në këtë vit, nuk do të thotë që qeveria të mos këtë alternativa tjera teorike dhe praktike për të mbuluar deficitin buxhetor.

Banka Qendrore e Kosovës, bashkë me qeverinë janë të gatshme që të fillojnë në nëntor apo në dhjetor të këtij viti emitimin e letrave me vlerë, të cilat mund të shiten në tregun e brendshëm apo të jashtëm. Nënkuptohet, kjo ka një kosto të caktuar për qeverinë. Por, shumë lehtë, siç përdor Shqipëria apo shumë shtete tjera të rajonit, deficiti mund të mbulohet me emitimin e letrave me vlerë”, shprehet Bektashi.

Ai ndërkaq thekson se qytetarët nuk duhet të frikësohen nga deficiti që mund të jetë në buxhet, pasi që, siç thotë ai, të gjitha shtetet e botës kanë deficit të caktuar.

Sipas tij, shumë më keq do të ishte që të ketë suficit buxhetor si në vitet e kaluara dhe të mos mund të shfrytëzohen mjetet e dedikuara për konsum publik.

Në këtë rast, ne vetëm do ta zvogëlojmë kërkesën agregate në Kosovë.
Në këtë rast, ne vetëm do ta zvogëlojmë kërkesën agregate në Kosovë. Po hyrja e mjeteve apo eventualisht edhe kredive nga disa shtete që javëve të fundit po e njohin Kosovën mund të jenë burim për ta rritur kërkesën agregate, për ta rritur paranë në qarkullim dhe ndoshta për ta mbuluar edhe deficitin eventual të buxhetit”, thekson profesor Bektashi.

Ndryshe, edhe Raporti i Progresit i Komisionit Evropian parashikon se deficiti buxhetor do të financohet nga ndihmat e drejtpërdrejta, pagesat e privatizimit nga shitja e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës, si dhe nga huamarrjet nga institucionet ndërkombëtare financiare, shumica e të cilave kanë pak gjasë të materializohen në vitin 2011, thuhet në raport.
XS
SM
MD
LG