Ndërlidhjet

Propozohet që të përfundojë misioni i NATO-s në Libi


Komandanti më i lartë i NATO-s tha se do të rekomandojë përfundimin e misionit të Aleancës Veri-Atlantike në Libi.

Admirali, Xhim Stavridis, e bëri këtë paralajmërim përmes postimit në Facebook para takimit të Këshillit Veri-Atlantik.

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, tha se vrasja në Sirte e Muamer Gadafit ia hap rrugën “përfundimit” të misionit të NATO-s në Libi.

Në kohën kur po shtohen pyetjet se çfarë ndodhi saktësisht në momentet e fundit para zënies së Gadafit, Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara, Navi Pilaj, tha se duhet të zhvillohet një hetim rreth vrasjes së ish-presidentit të Libisë.

Ndërkohë, ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, tha se vrasja e Gadafit ndodhi në rrethana “të cilat kanë ngritur shumë pyetje”.

Zyrtarët e Libisë kanë mohuar që Gadafi të jetë ekzekutuar.
XS
SM
MD
LG