Bomba e fundit atomike, më shkatërruese, e Shteteve të Bashkuara, e periudhës së Luftës së Ftohtë, është paaftësuar, pothuajse gjysmë shekulli pasi ishte vënë në shërbim.
Komponentet finale të bombës B-53, pritet të shkatërrohen sot në një hapësirë afër Amarillos në Teksas.
Bomba atomike B-53, që për të parën herë ishte vënë në shërbim në vitin 1962, kur tensionet e Luftës së Ftohtë kishin kulmuar me Krizën Raketore Kubane, ishte projektuar për të liruar eksplodim shumë të fuqishëm prej nëntë megatonësh, ose 600 herë më të fuqishëm se bomba e cila e shkatërroi Hiroshimën në Japoni, më 6 gusht të vitit 1945.
Ishte e paraparë, që ky tip i bombave të lëshohej nga bombarduesi me rreze të gjatë, B-52.
Kur prodhimi i tyre ishte ndalur në mes të viteve të 60-ta, ishin prodhuar më se treqind B-53-sha.
Shtetet e Bashkuara e kanë filluar shkatërrimin e këtij lloji të bombave në vitet e 80-ta.
Bomba e fundit ishte tërhequr nga arsenali aktiv i Shteteve të Bashkuara në vitin 1997.