Ndërlidhjet

Rritet edhe më tej numri i viktimave në Turqi


Zyrtarët njoftuan se ka shkuar në 570 numri i personave të vdekur si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë të hënën.

Qendra për Kriza e qeverisë bëri të ditur që 2.555 njerëz të tjerë janë lënduar.

Shpëtimtarët janë duke vazhduar kërkimet në disa zona, ndërsa në pjesë të tjera kanë pushuar aksionet për t’u kushtuar, siç thuhet, vëmendje nevojave të të mbijetuarve.

Deri më tani, janë shpëtuar 187 njerëz-përfshirë një 13 vjeçar, i cili doli nga rrënojat të premtën diku 108 orë pasi tërmeti goditi vendin.
XS
SM
MD
LG