Ndërlidhjet

Sulmuesi i ambasadës amerikane dyshohet të jetë islamist


Një person i armatosur, që po dyshohet të jetë islamist, ka shtënë dje me një pushkë automatike në ambasadën e SHBA-së në Sarajevë.

Zëdhënësi i policisë së Sarajevës, Irfan Nefic, i tha Radios Evropa e Lirë, se sulmuesi ishte plagosur dhe arrestuar nga policia.

Ai gjithashtu bëri të ditur se policia ishin në kërkim të një tjetër personi, që besohet të jetë bashkëpuntor në këtë sulm.

Ambasada amerikane ka njoftuar se ka mbyllur zyret, ndërsa policia ka vendosur një kordon sigurie përreth zonës.
XS
SM
MD
LG