Ndërlidhjet

Vriten 29 minatorë kinezë


Nga shpërthimi i shkatuar nga rrjedhja e gazit në një minierë të qymyrit në qendër të Kinës kanë vdekur 29 minatorë.

Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua raportoi që shpërthimi të ketë ndodhur në Minierën e Qymyrit Ksialuçing në Hengjang të krahinës Hunan.

Agjencia citon autoritetet të kenë bërë të ditur se diku 35 minatorë po punonin në kohën e shëprthimit në minierë-gjashtë nga ata thuhet se u shpëtuan për t’u dërguar në siptal ku po kurohen aktualisht.

Të paktën 19 njerëz u vranë më herët këtë muaj si pasojë e shpërthimeve të ngjashme në dy miniera të tjera.
XS
SM
MD
LG