Ndërlidhjet

Jahjaga takon Bjorn von Sydou


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim Raportuesin e Komitetit për Çështje Politike të Këshillit të Evropës mbi situatën në Kosovë, Bjorn von Sydou, njofton Zyra e Presidentes së Kosovës.

Presidentja Jahjaga e njoftoi zotëri von Sydou, me zhvillimet në vend dhe tha se mosmarrëveshjet në rajonin e Ballkanit duhet të zgjidhen përmes dialogut, respektimit të ndërsjellë dhe respektimit të integritetit territorial të secilit vend. Ajo theksoi se stabilizimi i gjendjes në veriun e Kosovës do të ndihmojë qytetarët e komunitetit serb dhe vlerësoi se barrikadat ose ndarja e Kosovës nuk janë rruga e integrimeve evropiane.

Në anën tjetër, Raportuesi për Kosovën i Këshillit të Evropës, Bjorn von Sydou, tha se Kosova ka një popullatë të re me potencial të madh dhe se asaj i duhet zhvillim më i madh ekonomik. Ai tha se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm por theksoi nevojën e reformave në fusha të ndryshme. Zotëri von Sydoë shfaqi interesim edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështjet praktike të interesit të përbashkët dhe vlerësoi se të dyja palët duhet të tregojnë më shumë përkushtim për të gjetur zgjidhje të përbashkëta.
XS
SM
MD
LG