Ndërlidhjet

Siri: U vranë 9 vetë, me gjithë premtimet për ndalje të dhunës


Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se trupat e Sirisë sot i kanë vrarë nëntë vetë, vetëm një ditë pasi qeveria i premtoi Ligës Arabe, se do ta përfundojë dhunën kundër protestuesve.

Grupi Vëzhgimi Sirian, me seli në Londër, i ka cituar dëshmitarët, që kanë thënë se nëntë civilë janë vrarë në provincën e trazuar Homs.

Homs është qendra e protestave kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më se 3 mijë njerëz janë vrarë, prej fillimit të protestave në muajin mars.
XS
SM
MD
LG