Ndërlidhjet

Al Arabi i kërkon Sirisë ta respektojë planin për paqe


Sekretari gjeneral i Ligës Arabe, Nabil Al Arabi, i kërkoi Sirisë t’i përmbahet iniciativës së organizatës për ndërprerjen e shytpjes së dhunshme të protestave në vend, ndërsa paralajmëroi “pasoja katastrofale” në rast se dështon plani.

Ai u tërhoqi gjithashtu vërejtjen të gjitha palëve të përfshira rreth moszbatimit të planit, i cili i bën thirrje qeverisë që të tërheq trupat nga rrugët e vendit, që të lirojë të gjithë të burgosurit politik dhe të zhvillojë bisedime me opozitën.

Aktivistët thonë se nga përleshjet e sotme janë vrarë shtatë aktivistë kur qeveria vazhdoi t’u kundërpërgjigjet dhunshëm protestave kundër regjimit të presidentit, Bashar Al Asad.
XS
SM
MD
LG