Ndërlidhjet

Italia dhe Greqia lëvizin kah qetësimi i krizës së borxheve


Senati i Italisë e ka miratuar sot pakon e reformave kryesore ekonomike, të hartuara për ta ndalur falimentimin, derisa kriza e borxheve që po përkeqësohet, ka sinjalizuar kërcënim për recesion të ri e të gjërë.

Në pakon e reformave parashihet edhe shitja e pasurisë shtetërore.

Tash ky plan duhet të miratohet në Dhomën e Ulët të Parlamentit, nesër ose pasnesër.

Miratimi përfundimtar i këtyre masave është parakusht i vënë nga kryeministri Silvio Berluskoni, për dorëheqjen e tij.

Nga ana tjetër, në Greqi sot e ka dhënë betimin kryeministri i ri, Lukas Papademos, ish udhëheqës i lartë i Bankës Qendrore Evropiane.

Qeveria e re e unitetit kombëtar në Greqi ka detyrë për të vazhduar me reforma të ashpra, që janë parakusht për ndihmën kryesore të Bashkimit Evropian, prej 130 miliardë eurosh.
XS
SM
MD
LG