Ndërlidhjet

Turqi: Vritet rrëmbyesi i tragetit


Zyrtarë në Turqi kanë njoftuar se komandot kanë sulmuar një traget të rrëmbyer dhe kanë vrarë rrëmbyesin e tij.

Zyrtarët thanë se asnjë nga 18 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit nuk janë lënduar gjatë sulmit të sotëm në brigjet pranë Stambollit.

Guvernatori i provincës së Stambollit, Husein Avni Mutlu, tha se zyrtarët besojnë që rrëmbyesi është antar i Partisë së Puntorëve të Kurdistanit. Ai shtoi se janë duke u bërë hetimet për të verifikuar nëse rrëmbyesi kishte bombë, siq kishte deklaruar.

Më parë, zyrtarët patën njoftuar se deri në pesë anëtarë të Partisë Punëtore të Kurdistanit kishin kapur tragetin "Kartepe" të premten në mbrëmje pasi u nis në lundrim nga porti veriperëndimor i Izmitit.
XS
SM
MD
LG