Ndërlidhjet

Rusia dhe SHBA- "shumë larg" rreth mburojës raketore


Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë “shumë larg” arritjes së një gjuhe të përbashkët për planet amerikane rreth ndërtimit në një mburoje raketore në Evropë.

Komentet e tij erdhën pas takimit që Medvedev zhvilloi me homologun e tij amerikan gjatë samitit në Honululu.

Ai tha se është pajtuar me Obamën “për të vazhduar kërkimin” e një zgjidhjeje të mundshme, por tha se qëndrimet e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë rreth kësaj çështje “mbesin ende larg njëra-tjetrës”.

Plani amerikan për ndërtimin e mburojës raketore në Evropë thuhet se ka për qëllim mbrojtjen nga sulmet eventuale me raketa prej Iranit ose shteteve të tjera.

Shtetet e Bashkuara kanë theksuar vazhdimisht se mburoja raketore nuk është dizajnuar për t’u përdorur kundër Rusisë, por Moska zyrtare e ka cilësuar si rrezik potencial një mburojë të tillë.
XS
SM
MD
LG