Ndërlidhjet

Vdes ish-kundërshtari i Ahmedinexhadit


I biri i një politikani konservativ të Iranit që garoi karshi presidentit Mahmud Ahmedinexhad në zgjedhjet e vitit 2009 ka vdekur në një hotel në Dubai.

Policia nuk përjashtoi mundësinë që ai të ketë bërë vetëvrasje, ndërsa bëri të ditur se trupi i pajetë i Ahmad Razait është gjetur nga stafi i hotelit të premtën.

Razai kishte jetuar në Shtetet e Bashkuara ku publikisht ka kritikuar autoritetet iraniane duke e vënë babin e tij, Moshen Razai, në një pozitë të palakmueshme politike.

Moshen Razai është sekretar i Këshillit të Dobisë së Iranit- një trup këshillues me ndikim te lideri suprem i shtetit, Ajatollah Ali Hamnei.
XS
SM
MD
LG