Ndërlidhjet

Presidenti i Kazakistanit thotë se do ta luftojë terrorizmin


Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, ka premtuar të mbrojë popullin e tij nga terrorizmi pas një sulmi të dyshuar islamist që vrau shtatë persona në jug të vendit.

Sulmuesi vrau katër policë dhe dy civilë në qytetin e Tarazit të shtunën, përpara se ta hudhte veten në erë, në qoshe të rrugës ku vrau edhe një polic.

Në deklaratën e tij të parë pas këtij sulmi, presidenti Nazarbaev ka thënë: “Shteti i ka të gjitha mjetet, burimet, profesionalizmin dhe aftësitë për të shuar çdo shfaqje të terrorizmit që zbatohet kundër Kazakistanit".

71-vjeçari, i cili ka udhëhequr Kazakistanin për dy dekada, u kërkoi gjithashtu njerëzve të këtij vendi të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë tek autoritetet

Ndërkohë, ministria e jashtme e këtij vendi u ka bërë thirrje fqinjëve dhe komunitetit ndërkombtar të luftojnë kundër “të gjitha formave të terrorizmit”.
XS
SM
MD
LG