Ndërlidhjet

Ukrainë: Parlamenti nuk rishqyrton veprën shpërdorim i detyrës


Parlamenti i Ukrainës ka votuar sot kundër një propozimi për të rishqyrtuar shkallën e veprës shpërdorim i detyrës, për të cilën është burgosur ish kryeministrja, Julia Timoshenko, një lëvizjë kjo që do të mund të qonte në lirimin e hershëm të saj.

Timoshenko u burgos për shtatë vite muajin e kaluar, për abuzim të pushtetit, gjatë nënshkrimit të një marrëveshje me Rusinë në vitin 2009.

Udhëheqësja e opozitës mohon te ketë bërë ndonjë gabim, dhe thotë se gjyqi është një hakmarrje nga presidenti, Viktor Janukoviq. Gjyqi ka tensionuar edhe marrëdhëniet e Ukrainës me Bashkimin Evropian.

Vetëm 147 deputetë nga gjithsej 438 e mbështetën propozimin.
XS
SM
MD
LG