Ndërlidhjet

Shtyhet gjykimi në rastin "Kleçka"


Gjykata e Qarkut e Prishtinës ka shtyrë gjykimin në rastin “Kleçka” për dy javë duke bërë që më 1 dhjetor të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-ministrit, Fatmir Limaj dhe nëntë ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-që të gjithë të akuzuar për krime kundër popullatës civile gjatë luftës më 1999.

Nga Zyra për Informim e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, Radios Evropa e Lirë iu dha arsyeja për shtyrjen e gjykimit.

“Gjykimi është shtyrë sepse njëri nga të pandehurit ka rast vdekje në familjen e tij. Arsye tjetër është që gjyqtarët e EULEX-it, në ndërkohë, janë duke u marrë edhe me raste të tjera meqë kanë shumë raste për të punuar”, i tha radios një nga zyrtarët e misionit evropian.

Megjithatë, vendimi i së martës për shtyrjen e gjykimit thuhet se nuk ka të bëjë me
kërkesën e avokatëve për shtyrjen e procesit. Mësohet se për këtë do të merret një vendim tjetër.
XS
SM
MD
LG