Ndërlidhjet

Haga kërkon ekzaminim shëndetësor të Mlladiqit


Tribunali i Hagës vendosi që gjenerali i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, t’i nënshtrohet një ekzaminimi të plotë shëndetësor për të parë se a është në gjendje për të vazhduar procesin gjyqësor ndaj tij.

69 vjeçari Mlladiq ka pretenduar se është “tmerrësisht i sëmurë”.

Në muajin tetor ai ishte dërguar në spital për trajtim të pneumonisë, ndërsa ishte tepër i sëmurë për të qenë në gjendje të marrë pjesë në seancën preliminare më 10 nëntor.

Mlladiq, i cili u arrestua në Serbi në muajin maj pas 16 viteve në arrati, akuzohet për orkestrimin e vrasjes së 8 000 myslimanëve në Srebrenicë më 1995-në masakrën më të tmerrshme që pas Luftës së Dytë Botërore.

Mlladiq ka hedhur, deri më tani, poshtë të gjitha akuzat kundër tij.
XS
SM
MD
LG