Ndërlidhjet

Ministri i jashtëm gjerman viziton Turkmenistanin


Ministri i jashtëm gjerman Guido Vestervelle ishte sot në Turkemnistan për të biseduar lidhur me furnizimet me energji si dhe per të diskutuar te drejtat e njeriut në Azinë qendrore.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA, tha se pjesmarrja e Turkmenistanit në ndërtimin e tubacionit të gazit natyror qe e lidh detin Kaspik me tregun evropian ishte tema qendrore e bisedimeve ndërmjet Vestervelles dhe presidentit turkmenistanas Gurbanguli Berdimikamedov.

Tubacioni i gazit natyror Nabuko pritet të përfundojë së ndërtuari në vitin 2017, ndërsa me ndërtimin e tij vendet evropiane nuk do të jenë të varura vetëm nga gazi rus.

Pas bisedimeve me Berdimukamedovin dhe zyrtarët tjerë, ministri gjerman do të marrë pjesë në konferencën për industrinë e gazit si dhe do të jetë pjesmarës në tryezën për të dikutuar të drejtat e njeriut në Turkmenistan.
XS
SM
MD
LG