Ndërlidhjet

Raporti i OKB-së kritikon Afganistanin


Një raport i ri i Kombeve të Bashkuara thotë se qeveria e Afganistanit "nuk ka arritur ende sukses" në zbatimin e një ligji dy-vjeçar me qëllim të mbrojtjes së grave nga abuzimi, duke përfshirë përdhunimin, martesën e detyruar dhe tregtimin e grave për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Raporti thotë se ligji është zbatuar nga autoritetet në vetëm një përqindje të vogël të rasteve. Sipas këtij raporti ndërmjet marsit 2010 dhe marsit 2011, prokurorët kanë hapur 594 hetime që përfshijnë krime sipas Ligjit për Eliminimin e Dhunës Kundër Grave.

Ndërsa, kjo paraqet vetëm 26 përqind të të gjitha rasteve, e që janë rreth 2299.
XS
SM
MD
LG