Ndërlidhjet

Kombet e Bashkuara kritikojnë Bjellorusinë


Një panel për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara, ka kritikuar Bjellorusinë për siq u tha “akuza të shumta dhe të vazhdueshme rreth torturës dhe keqtrajtimit të të burgosurve”.

Komiteti kundër torturës njoftoi se ëshë thellësisht i brengosur rreth dështimit të Bjellorusisë për të hetuar akuzat e abuzimeve dhe për të ndjekur penalisht kryesit e këtyre veprave.

Gjithashtu u shpreh shqetësim për faktin që Bjellorusia i informon familjarët e personave të dënuar me vdekje, vetëm javë pasi dënimi ëshë kryer.

Bjellorusia është i vetmi vend në Evropë që zbaton dënimin me vdekje.
XS
SM
MD
LG