Ndërlidhjet

Norvegji: Breivik mund të mos burgoset


E përditshmja norvegjeze VG ka publikuar detaje të një raporti të psikiatërve që e kanë kontrolluar norvegjezin Anders Behring Breivik, të cilët kishin ardhur në përfundim se ky i fundit ishte i çmendur në kohën kur kishte vrarë 77 njerëz në Oslo me 22 korrik.

E përditshmja bëri të ditur se raporti tregonte se Breivik vuante nga një “çrregullim psikik” që mund ta ketë ndryshuar gjykimin e tij.

Të gjeturat e psikiatërve, nëse konfirmohen, lënë të kuptohet se Breivik mund të mbyllet në një institucion mental e jo të dërgohet në burg.
XS
SM
MD
LG