Ndërlidhjet

Iran: Protestuesit hyjnë në ambasadën britanike


Dhjetëra protestues iranianë kanë hyrë në kompleksin e ambasadës britanike në Teheran, duke thyer dritare e duke djegur flamurin britanik, gjatë një takimi kundër sanksioneve të reja të Londrës të ngarkuara në shtetin islamik.

Televizioni shtetëror iranian ka treguar pamje të njerëzve duke hedhur gurë e letra.

Ndërhyrja ndodhi përderisa policia iraniane shikonte turmën, duke mos reaguar në parandalimin e aksionit.

Protesta erdhi një ditë pas aprovimit të një ligji, i cili parasheh përjashtimin e ambasadorit brenda dy javësh, si shenjë hakmarrjeje ndaj sanksioneve të reja të Britanisë së Madhe për të ndërprerë të gjitha lidhjet me sektorin financiar iranian.
XS
SM
MD
LG