Ndërlidhjet

Krasniqi kërkon dënimin e vandalëve


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka dënuar sot dëmtimin e varrezave të hebrenjve në Prishtinë, duke e quajtur atë akt të shëmtuar dhe provokues.

“Dëmtimi i varrezave paraqet një akt jo njerëzor dhe në kundërshtim të plotë me vlerat e tolerancës fetare që i karakterizon qytetarët e Kosovës. Populli shqiptar në kohërat më të errëta të njerëzimit jo vetëm që nuk ka qenë diskriminues, por ka treguar ndjenja të fuqishme vëllazërore ndaj hebrenjve”, thuhet në deklaratën e Krasniqit.

Ai fton organet e ndjekjes që t’i kapin dhe t’i arrestojnë “kriminelët provokatorë të këtij akti të shëmtuar dhe t’i nxjerrin ata përpara drejtësisë”.
XS
SM
MD
LG