Ndërlidhjet

OKB-ja e quan dhunën në Siri “luftë civile” – mbi 4000 viktima


OKB-ja tha sot se më shumë se 4000 persona janë vrarë në Siri në dhunën tetë-mujore, për të cilin tha se ishte kthyer në luftë civile.

Komisionerja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, Navi Pillaj, tha në një konferencë për shtyp në Gjenevë se numri aktual i vdekjeve mund të jetë edhe shumë më i lartë.

Ajo tha se regjimi i presidentit Bashar al-Asad është duke u përballur me një luftë civile derisa një numër në rritje i ushtarëve po kthejnë armët kundër qeverisë.

Ministrat e jashtëm të BE-së ndërkohë thanë në një deklaratë se sanksionet kundër Sirisë rreth energjisë dhe sektorit financiar janë duke u forcuar.

Në deklaratë u tha se kufizimet "e energjisë, financiare, bankare dhe të sektorëve të tregtisë përfshijë listën e personave dhe subjekteve që janë të përfshirë në dhunë ose drejtpërdrejt mbështetjen e regjimit".
XS
SM
MD
LG