Ndërlidhjet

San Su Ki e bindur për të ardhmen demokratike të vendit



Liderja e opozitës në Birmani, Aung San Su Ki tha se është e bindur për perspektivën e reformave demokratike në vendin e saj.

Këtë gjë ajo e tha pas vizitës së sekretares amerikane te shtetit, Hillari Klinton, duke e cilësuar ardhjen e saj si vizitë historike.

“Jam shumë e bindur se nëse punojmë së bashku, nuk do të ketë kthim prapa nga rruga e demokracisë”, ka thënë Su Ki, pas takimit me Kilntonin, në shtëpinë e saj në Jangon.
XS
SM
MD
LG