Ndërlidhjet

Mario Monti paraqet paketën shtrënguese


Kryeministri italian, Mario Monti, ka njoftuar një paketë prej 30-miliardë eurosh të masave shtrënguese me qëllim të rritjes së financave të Italisë.

Monti tha se paketa, e cila përfshin ngritjen e taksave dhe rritjen e moshës për pension, ishte e dhimbshme, por e nevojshme.

Italia, me një borxh publik prej rreth 120 për qind të produktit të brendshëm bruto, ka qenë në qendër të krizës evropiane të borxhit.
XS
SM
MD
LG