Ndërlidhjet

Fyle: Largimi i barrikadave – zhvillim pozitiv


Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, mbrëmë e ka mirëpritur heqjen e barrikadave në pjesën veriore të Kosovës, derisa ministrat kanë diskutuar për Serbinë, lidhur me të ardhmen e saj evropiane.

Ky “zhvillim pozitiv” është shqyrtuar nga Ministrat e çështjeve evropiane, gjatë diskutimit nëse do t’u rekomandohet liderëve të BE-së, në samitin dyditësh, që fillon nesër, që Serbisë t’i jepet statusi i kandidatit për pranim, tha zoti Fyle, mbrëmë vonë në Bruksel.

Ai nuk ka dhënë sinjal të qartë lidhur me konkluzionet e arritura para samitit, megjithqë ka përshëndetur dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE-ja, në të cilin, të premten u arritë marrëveshja për Menaxhimin e integruar të kufirit.
XS
SM
MD
LG