Ndërlidhjet

Karzai anuloi vizitën e tij në Britani


Presidenti afgan, Hamid Karzai e ka anuluar vizitën e tij në Britani të Madhe, për t’u kthyer në Afganistan, pas dy sulmeve që lanë të vdekur dhjetëra njerëz në vendin e tij.

Në Kabul, nga ky sulm vetëvrasës kanë mbetur të vdekur të paktën 54 njerëz.

Shpërthimi tjetër ndodhi afër një xhamie shiite, në qytetin verior Mazari Sharif, ku mbetën të vdekur katër persona.

Ndërsa shpërthimi tjetër ndodhi përderisa myslimanët shiitë festonin Ashurën, që shënon vdekjen e nipit të Profetit Muhamed, Imamit Husein.

Gjatë ditës së sotme Karzai planifikohej të arrinte nga Gjermania në Britani. Në Bon të Gjermanisë, ai dje mori pjesë në një konferencë ndërkombëtare për Afganistanin.
XS
SM
MD
LG