Ndërlidhjet

Gjermani: Arrestohet i dyshuari islamist


Prokurori i përgjithshëm federal i Gjermanisë ka njoftuar se policia anti-terroriste sot ka arrestuar një të dyshuar islamist për planifikim të sulmeve, si pjesë e një qelize militante e cila kishte marrë urdhëra nga Al-Kaida.

Zyra e prokurorit tha në një deklaratë se 27-vjeçari me kombësi gjermane dyshohet se ka planifikuar një sulm në Gjermani, pavarësisht arrestimit të anëtarëve të tjerë të dyshuar të qelizës gjatë këtij viti.

I dyshuari, i identifikuar vetëm si S. Halil, u kap nga njësitë speciale të policisë gjermane.

Në prill, zyrtarët gjermanë thanë se kanë zbuluar planet për një sulm të madh brenda vendit duke zbuluar një qelizë të dyshuar terroriste, që thuhet se është në vartësi të Al-Kaidës.
XS
SM
MD
LG