Ndërlidhjet

Bashkimi Evropian pritet që ta shtyjë vendimin për Serbinë


Raportimet nga samiti i Bashkimit Evropian në Bruksel tregojnë se udhëheqësit e BE-së pritet që ta shtyjnë deri në pranverën e ardhshme vendimin se a duhet Serbia të jetë kandidate për anëtarësim në bllok.

Fillimisht, një vendim i tillë është pritur të merret në takimin e sotëm, por, sipas raporteve të mediave, të cilat citojnë një draft deklaratë nga samiti, thuhet se vendimi për statusin e vendit kandidat për Serbinë është shtyrë për të paktën në mars të vitit të ardhshëm, në samitin e radhës së BE-së.

Raportet, duke u bazuar në atë draft deklaratë, thonë se BE-ja do të shohë nëse Serbia do të vazhdojë të dëshmojë përkushtim të besueshëm dhe të arrijë progres të mëtutjeshëm në drejtim të zbatimit të marrëveshjeve me autoritetet qeveritare në Kosovë.
XS
SM
MD
LG