Ndërlidhjet

Kampionia 87 vjeçare e Eurovizionit dështon me ofertën e saj për rikthim



Gruaja zvicerane e moshës 87 vjeçare, e cila ishte personi i parë që fitoi garën e këngës në Eurovizion, dështoi me ofertën e saj për t’u rikthyer në garën e përvitshme.

Lys Asia, e cila fitoi në garën e vitit 1956 me këngën e saj “Refrain”, po shpresonte që të kthehej në kohën kur gara e njohur festonte 57 vjetorin, vitin e ardhshëm në Azerbajxhan.

Por organizatorët thanë se Asia zuri vetëm vendin e tetë në mesin e 14 kandidatëve, në një audicion paraprak, për ta përfaqësuar Zvicrën.

Juria tha se baladës së saj “Ishte jeta ime”, i mungonin elementet moderne.
XS
SM
MD
LG