Ndërlidhjet

Sindikata italiane hyn sot në grevë


Sindikata italiane ka bërë të ditur se sot do të shkojë përpara me greva të përgjithshme.

Sindikata po proteston kundër reformave për pensionet, që janë pjesë e një pakete 30 miliardë eurosh nga kryeministri Mario Monti, që ta shpëtojë Italinë nga katastrofa financiare.

Monti është takuar mbrëmë me udhëheqësit e sindikatës, në përpjekje për ta shmangur grevën.

Sidoqoftë, udhëheqësit e sindikatës dolën nga takimi me mjaft skepticizëm. Njëri prej tyre tha se Monti shpalosi vetëm një përkushtim të përgjithshëm lidhur me shqyrtimin e kërkesave të tyre.

Masat shtrënguese të Montit përfshijnë rregullimin e sistemit bujar të pensioneve në Itali, duke bërë ngritjen e disa taksave dhe ringjalljen e tatimi në pronë.
XS
SM
MD
LG