Ndërlidhjet

Gjermani: Vendimi për Arid Ukën - muajin e ardhshëm


Një gjykatë në Frankfurt të Gjermanisë thotë se pret që muajin e ardhshëm ta shpallë vendimin në rastin e ekstremistit islamist, Arid Uka, i cili e ka pranuar se i ka vrarë dy ushtarë amerikanë në aeroportin e këtij qyteti, në fillim të vitit 2011.

Gjykata thotë se se vendimin do ta shpallë më 19 janar.

Arid Uka, shqiptar nga Kosova, 21 vjeçar, mund të dënohet me burgim të përjetshëm për vrasje dhe përpjekje për vrasje.

Autoritetet gjermane thonë se ai ishte radikalizuar duke lexuar dhe shikuar materiale islamiste në Internet, dhe se ai ka dëshmuar se ishte përpjekur t’i ndalë ushtarët e Shteteve të Bashkuara në rrugën e tyre për në Afganistan.

Megjithqë ka pranuar se më 2 mars ka shtënë me armë në fillim të procesit gjyqësor, sipas ligjeve gjermane, të gjitha provat duhet të paraqiten në gjykatë.
XS
SM
MD
LG