Ndërlidhjet

Turqi: Dhjetë të akuzuar nën dyshimet për komplot të sulmeve


Televizioni shtetëror turk ka njoftuar se autoritetet kanë akuzuar dhjetë persona, lidhur me dyshimet rreth supozimeve për një komplot kundër udhëheqësit të partisë nacionaliste të vendit dhe kurdëve të shquar.

Televizioni TRT ka cituar zyrtarë, të cilët nuk kanë dashur që emrat e tyre të bëhen të njohur për opisionin, të kenë thënë se të akuzuarit i takojnë një grupi të vogël, të quajtur Lëvizja e Rezistencës dhe Hakmarrjes Turke.

Dyshohet se pikërisht ky grup ka komplotuar sulmet për të nxitur konflikt ndërmjet nacionalistëve turq dhe kurdë, si dhe ka krijuar një ambient kaotik, për ta dobësuar qeverinë e kryeministrit, Rexhep Taip Erdogan.

TRT njofton se të akuzuarit janë ndaluar pas bastisjeve në katër qytete të ndryshme dhe janë akuzuar për anëtarësim në një grup ilegal të armatosur. Pesë nga të dyshuarit janë liruar, në pritje të gjyqit.
XS
SM
MD
LG