Ndërlidhjet

Indi: Rreth 100 persona kanë vdekur nga helmimi me alkool


Raportohet se në Indi ka arritur në të paktën 100 numri i personave që kanë ndërruar jetë pas konsumimit të alkoolit të prishur.

Zyrtarët citohen të kenë thënë se edhe dhjetëra njerëz të tjerë janë shtrirë nëpër spitale, pas pirjes së kësaj pije alkoolike shtëpie, në qytetin lindor të Kalkutës.

Shumica e viktimave raportohet se kenë qenë punëtor të varfër dhe shitës rruge, të cilët nuk mund të përballojnë blerjen e pijeve alkoolike më të shtrenjta e më cilësore.

Policia ka bërë të ditur se katër njerëz janë arrestuar, për shkak të lidhjeve që kanë me prodhimin dhe shpërndarjen e alkoolit të prishur, i cili mendohet se është përzier me substancën e rrezikshme të metanolit.

Raportet tregojnë se alkooli i lirë dhe ilegal shpesh herë ka përbërës si metanoli, që mund të shkaktojnë vdekje ose probleme të rënda shëndetësore.

Bazuar në një raport të agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, që jep statistika zyrtare, më shumë se 1,200 njerëz në Indi kanë vdekur në vitin 2010, si pasojë e konsumimit të pijeve të dyshuara alkoolike.
XS
SM
MD
LG