Ndërlidhjet

Britania kërkon që Irani t’i ndalë ndihmat për kryengritësit afganë


Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kabul, Uilliam Peti i ka bërë sot thirrje Iranit që t’i ndalojnë ndihmat për kryengritësit në Afganistan.

Ai i ka treguar Radios së Lirë të Afganistanit se forcat britanike kanë zënë Teheranin duke dërguar armë për talibanët.

“ Këtë çështje ne e kemi dërguar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, po ashtu kemi marrë masa direkte ushtarake për t’i ndërprerë furnizimet që vijnë në vend. Ne duam gjithashtu që t’i themi Iranit se një gjë e tillë nuk është në interesin e tij, kështu që do të ishte më mirë që të përkrahej qeveria e Afganistanit sesa të përkrahen kryengritësit”, ka thënë ambasadori..

Ai tha se marrëdhëniet e Londrës me Teheranin e kanë arritur nivelin më të ulët në shumë vite, pas sulmit të kompleksit të ambasadës britanike muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG