Ndërlidhjet

Afganistan: Plagosen 18 persona


Policia tha se të paktën 18 persona u plagosën sot kur një njeri hodhi një granatë dore në një makinë policie në lindje të qytetit Khost.

Zëdhënësi i policisë provinciale, Mir Ekber Mangal, tha se sulmuesit hodhën të paktën dy bomba në një kamion të policisë në një treg të mbushur me njerëz në qytetin Khost para se të iknin nga kjo zonë.

Sulmet me granata janë të rralla në Afganistan, por kjo ishte hera e dytë në më pak se 48 orë që policia në vend ka qenë shënjestër e sulmeve të tilla.

Khosti, krahinë që kufizohet me zonat fisnore të Pakistanit, është një bastion i grupit Hakani.
XS
SM
MD
LG